
Eshtrat në Sarandës, ja lidhja me Fatmir Sulovarin dhe Leonard Thodhorin!
Dritare.net

Disa mbetje kockore janë gjetur mbrëmjen e djeshme në fshatin Xarë të Konispolit, ku policia ka nisur menjëherë ekzaminimet ku bëri me dije se këto të fundit ishin në proces dekompozimi.
Ende nuk dihet se kujt i përkasin por dyshohet se eshtrat mund të jenë të Fatmir Sulovarit apo Leonard Thodhorit, që rezultojnë të zhdukur prej 7 prillit 2023. Dy të zhdukurit, dyshohet se janë ekzekutuar. Të dy kanë një të shkuar të theksuar kriminale, Leonard Theodhori i njohur si Koçole, ka qenë i dënuar disa here për moskallëzim krimi, vjedhje dhe mashtrim. Ndërsa në vitin e largët 1997 ishte i dyshuar për Masakrën e Qafe-Gjashtes ku u vra oficeri i policise Gjergj Mehmeti.
Nga ana tjetër Fatmir Sulovari që njihet dhe me emrin Fatmir Krasniqi ka qenë i dënuar për armë dhe plagosje, ndërsa ne 2022 ishte arrestuar me disa doza kanabis në makinë./ M.K-dritare.net

















