
Foto/ Kjo është 26-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në vendin e punës, në Itali!
E Martë 14 Nëntor 2023, 21:09
Dritare.net
Anila Grishaj humbi jetën sot në mënyrë tragjike gjatë punës në një fabrikë në Itali. Anila Grishaj, e cila ishte punëtore në kompaninë e prodhimit të ushqimeve të ngrira, u dëmtua nga një makinë ambalazhimi që kompania e kishte blerë së fundmi. Mësohet se e reja u godit nga makineria duke i shtypur rruazat e qafës dhe për këtë arsye humbi jetën menjëherë. Ndërmarrja ku punonte e reja e ndjerë shqiptare nuk rezulton e përfshirë në sindikatë.
Hetimet pritet të zbulojnë shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike. Në mbrëmje ka pasur momente tensioni jashtë kompanisë dhe disa nga familjarët e viktimës janë larguar nga policia. Anila jetonte në Treviso me familjen e saj./K.C/dritare.net

















