
Foto/ Ky është 25-vjeçari që humbi jetën në aksidentin, në Bulqizë!
E Diel 12 Nëntor 2023, 09:09
Dritare.net
Esmerald Nika humbi jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në afërsi të mbikalimit të Bulqizës.
I riu që drejtonte makinën “Volkswagen”, është përplasur me makinën tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi Ylli Rama. Ky i fundit së bashku me pasagjerin D.S kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital./K.C/dritare.net

















