

Ditën e djeshme janë gjetur një pjesë trupi njeriu në afërsi të fshatit Xarrë në Konispol.
Mësohet se mbetjet kockore të gjetura i përkasin kokës, ndërkohë që sot do të kërkohet për pjesët e tjera të trupit.
Lidhur me eshtrat e gjetura, policia bën me dije se kanë nisur ekzaminime të mëtejshme.
“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proces dekompozimi. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti”, njofton policia./M.K-dritare.net

















