Na ndiqni edhe në

Kronikë

Nga trafiku i drogës tek arratisjet e vrasjet, kush është Dritan Rexhepi bosi i arrestuar!

Nga trafiku i drogës tek arratisjet e vrasjet, kush është Dritan

Është arrestuar nga autoritet turke, shqiptari Dritan Rexhepi i cili njihet si një ndër “kokat” më të fuqishme të trafikimit të drogës në Ekuador.

Rexhepi i cili njihet si bosi i kokainës e nisi aktivitetin e tij të drogës në vitin 2014, duke transportuar drogë nga Amerika Latine drejt Evropës. Po ashtu Rexhepi njihet si udhëheqës i një strukture të sofistikuar për trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë, madje ka arritur të korruptojë edhe autoritetet që nga viti 2014 kur u arrestua. I dënuar me 13 vite burg në vitin 2015, pasi u arrestua në Quito, në operacion që ku u sekuestruan 278 kilogramëve kokainë. Bosi i drogës është në kërkim edhe nga autoritetet e Belgjikës i akuzuar për rrëmbimin e 49-vjeçarit Jan Prenga në Shqipëri në shkurt të vitit 2020. Viktima nuk u gjet kurrë dhe mendohet se ka vdekur. Autoritetet italiane akuzojnë gjithashtu Rexhepin se ka urdhëruar të paktën dy vrasje të tjera gjatë qëndrimit në burg, në Ekuador dhe Shqipëri. Po ashtu Rexhepi, rezulton edhe si kreu i një federate kriminale transnacionale të trafikantëve shqiptarë të drogës që ka derdhur kokainë me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Evropë.

Sipas Europol, Kompanio Bello e Rexhepit kontrollonte të gjithë zinxhirin e importit të drogës. Kompania Bello është një kartel i përbërë nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës dhe, që sipas autoriteteve, ka operuar që nga viti 2014 në Ekuador, Holandë, Belgjikë, Shqipëri dhe Itali. Sipas WSJ, Rexhepi e kishte marrë kokainën nga Kolumbia përmes një shoku të burgosur. Shqiptari përdorte një celular të fshehur dhe organizonte dërgesa miliona dollarëshe në kontejnerë që arrinin në porte të ndryshme të Holandës. Me fitimet nga trafiku, ai urdhëroi sulme kundër kundërshtarëve të tij.

Përveç historisë së tij kriminale, Rexhepi njihet edhe për arratisjet e tij, më shumë herë se trafikanti meksikan i drogës, Joaquín Guzmán Loera, i njohur më mirë si El Chapo Guzmán./M.K-dritare.net