Aksidenti i rëndë që ndodhi sot në Lushje, i mori jetën një 22-vjeçareje. Mjeti tip "Toyota" në fshatin Bubullimë, doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Dy persona ndërruan jetë. Shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat dhe shtetasja A. B., 22 vjeçe, banuese në Lushnje.
Aksidentet e raportuara në ditët e fundit në vend, kanë qenë të njëpasnjëshme. Shkaqet mbeten shpesh të pa hetuara. Raportimi i policisë gjithmonë ka në fund njoftimin se “uniformat blu po punojnë po zbardhjen e shkaqeve”, por pak prej tyre bëhen të ditura. Zbardhja e plotë e ngjarjes, mund të ndikojë në shmangien e aksidenteve./L.F-dritare.net