
Operacioni i SPAK, arrestohet një tjetër personazh i botës së krimit!
Dritare.net

Të tjerë personazhe të botës së krimit janë arrestuar pas operacionit policor me urdhër të SPAK, për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal. Grupi kriminal është zbërthyer përmes aplikacionit “SKY Ecc” dhe SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste.
Mësohet se mes të arrestuarve janë Bujar Gërmizi dhe Besmir Mustati. Gërmizi, që tashmë ka mbiemrin Ajeti akuzohet për krijim kushtesh për vrasje dhe i shumëkërkuar për ngjarje të rënda kriminale, pasi dyshohet se është i përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt.
Kujtojmë se pas zbërthimit të grupit kriminal, në pranga ra edhe shefi i krimeve në komisariatin e policisë nr 6, Dedan Gjoni, Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës. Po ashtu u arrestua edhe djali i këtij të fundit./M.K-dritare.net

















