Na ndiqni edhe në

Kronikë

Arrestimet e SPAK, roli që kishte oficerja e Interpolit në tentativën për vrasje!

Arrestimet e  SPAK, roli që kishte oficerja e Interpolit në

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksionin policor, me urdhër të SPAK.

Mësohet se mes të arrestuarve janë edhe personazhe të botës së krimit: Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi të cilët kanë bashkëpunuar me shefin e krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të tentuar vrasjen e 2 vëllezërve në Britaninë e Madhe. Po ashtu një tjetër prej të arrestuarve, oficerja Jonida Babameto gjatë periudhës që punonte në Interpol ka ndarë informacione nga sistemi për 2 vëllezërit që jetonin në Britani.

Dyshohet se plani për vrasjen e 2 vëllezërve ishte bërë pas konflikteve për trafikun e lëndëve narkotike./M.K-dritare.net