
Shoqëronte Ervis Martinajn, del nga burgu ish-polici!
E Premte 24 Nëntor 2023, 12:12
Dritare.net

Është lënë i lirë ish-polici i Forcave Operacionale, Jeton Lami i cili akuzohej për shpërdorim detyre pas shoqërimit të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Mësohet se Lamit i ka përfunduar dënimi, pasi u arrestua si personi i fundit që është parë në shoqërinë e Martinajt, para zhdukjes së tij.
Lidhur me akuzat, para disa muajsh Lami deklaroi se Martinajn e ka njohur 10 vite më parë ndërsa mohonte se kishte apo lidhje të ngushtë.
“Ervis Martinajn e kam njohur 10 vite përpara. Me atë nuk kam pasur asnjë miqësi apo lidhje të ngushtë. Megjithatë tre ditë para se ta shoqëroja në Durrës, e kam takuar rastësisht tek një ambient te Zogu i Zi. Më ka kërkuar ta shoqëroja”, deklaronte Lami./M.K-dritare.net

















