Na ndiqni edhe në

Kronikë

Tre persona i zunë pritë. Atentati ndaj Entjan Nikulajt ishte i mirëorganizuar

Tre persona i zunë pritë. Atentati ndaj Entjan Nikulajt ishte i

Hetimet për vrasjen e Entjan Nikulajt një ditë më parë në Lezhë vazhdojnë, ndërsa dhjetëra gëzhoja janë gjetur në vendin ndodhi atentati.

Raportohet se të paktën tre persona mund të kenë marrë pjesë në atentat. 40-vjeçari ishte nisur nga Shëngjini në drejtim të Lezhës dhe në zonën e njohur si Ujësjellësi, atij i kanë zënë pritë dyshohet tre persona, çka do të thotë se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar. Makina me të ciliën lëvizën autorët, një BMW me targa të vjedhura, u gjet në flakë pak kohë më pas në Rinas. Brenda makinës autoritetet gjetën po ashtu edhe dy armë zjarri.

Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 25 gëzhoja automatiku. Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, ku 40-vjeçari Entjan Nikulaj është viktima e tretë në harkun kohor të pak muajve, pasi pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, në muajin korrik u ekzekutua me armë zjarri në Balldre Nikolin Lekstakaj./K.C/dritare.net