Na ndiqni edhe në

Kronikë

Vdekja e Anila Grishajt, nën hetim edhe CEO i kompanisë!

Vdekja e Anila Grishajt, nën hetim edhe CEO i kompanisë!

Autoritetet italiane kanë vazhduar hetimet për vdekjen tragjike të 26-vjeçares shqiptare, Anila Grishaj e cila humbi jetën pasi makineria e rëndë i zuri kokën teksa po punonte.

Mësohet se policia ka vënë nën hetim edhe shefin ekzekutiv të kompanisë ku e reja shqiptare punonte. Nën hetim po ashtu është marrë edhe kolegu i viktimës, i cili aktivizoi baleratorin i cili i shtypi rruazat e qafës dhe kokës Anilës.

Raportohet se në ditët në vijim do të bëhet një vlerësim teknik mbi pajisjen që i kushtoi jetën 26-vjeçares./M.K-dritare.net