
Video/ Pamjet nga arrestimi i bosit të drogës nga policia turke!
Dritare.net

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikay njoftoi këtë të premte arrestimin e shqiptarit Dritan Rexhepi kreu i kartelit të drogës me emrin "Kompanio Bello". Rexhepi organizonte trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri shkroi: Lufta jonë kundër tregtarëve të drogës dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri.
Dritan Rexhepi, lideri i kartelit ndërkombëtar të drogës me emrin Kompanio Bello, i cili transportonte drogë nga Amerika e Jugut drejt Europës, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane dhe shqiptare për akuzat “Vrasjes me dashje, drogës, rrëmbimit, falsifikim dokumentesh, armë dhe municionit.
U konstatua se bosi i drogës, i cili ndiqej ndërkombëtarisht nga autoritetet kishte hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emër të Benjamin Omar Perez Garcia./M.K-dritare.net
Klikoni video!

















