Na ndiqni edhe në

Kronikë

Video/ 78-vjeçari nuk i mbijetoi infarktit, pavarësisht ndihmës së pushuesve në Zvërnec

Video/ 78-vjeçari nuk i mbijetoi infarktit, pavarësisht ndihmës

Pavarësisht ndihmës nga pushuesit 78-vjeçari që i ra infarkt në Zvërnec nuk mundi të mbijetojë. Lajmin e bën të ditur në këto çaste Policia e Vlorës.

“Në orën 14:00, në plazhin e Zvërnecit, shtetasi E. H., 78 vjeç, banues në Berat, dyshohet se ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak duke u larë në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.


Pak çaste më parë dritare.net publikoi videon më lartë ku shihen pushuesit në Zvërnec teksa i jepnin ndihmën e parë 78-vjeçarit që i kishte rënë infarkt teksa lahej në det. Një burrë i bënte frymëmarrje gojë me gojë, ndërsa një grua masazh në zemër, ndërsa prisnin ambulancën të vinte. Pavarësisht përpjekjeve të tyre i moshuari nuk mundi të mbijetojë./K.C/dritare.net