Video/ Pushuesit i bie infarkt në Zvërnec, njerëzit përreth i japin ndihmën e parë
E Diel 8 Gusht 2021, 13:01
Dritare.net
Një pushuesi në Zvërnec i ka rënë infarkt ndërsa po lahej në det. Pushuesit që ishin aty pranë i kanë dhënë ndihmën e parë. Në këtë video të siguruar nga dritare.net shihen njerëzit përreth që po e ndihmojnë ndërsa presin ambulancën të vijë.
Një pushues shihet që po i bën frymëmarrje gojë më gojë personit të shtrirë përtokë. Ndërsa një zonjë po i bën masazh në zemër. Urojmë që ndihma e parë nga këta persona t’i shpëtojë jetën pushuesit dhe që ambulanca të shkojë në kohë për t’i dhënë trajtimin e duhur./K.C/dritare.net