Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, prokuroria dërgon për gjykim katër të miturit!
Dritare.net

Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër të miturit që akuzohen për vrasjen e 15-vjeçarit, Fatjon Bicit në Gramsh.
Mësohet se nën hetim janë marrë shtetasit me iniciale E.K., S.M., O.Ç., dhe Xh.Ç.
I mituri u vra me thikë pas një sherri ndërsa ndodhej në shkollë pasi kushëriri i tij Marko Bicin po konfliktohej me 4 të miturit e tjerë. 4 të rinjtë pas arrestimit rrëfyen se sherri me Marko Bicin kishte nisur rreth 2 muaj më parë, mirëpo vijoi edhe më tej në rrjetet sociale.
“1. E.K AKUZUAR : Për veprën penale “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, e kryer ne bashkepunim ,me viktime shtetasin e mitur F.B , parashikuar nga neni 79 germa “a” – 25 K.Penal, “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, e kryer ne bashkepunim dhe e mbetur ne fazen e tentatives ndaj te miturit M.L, parashikuar nga neni 79 germa “a” -25-22 K.Penal dhe “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, e kryer ne bashkepunim dhe e mbetur ne fazen e tentatives ndaj te miturit Q.H, pa pasoje per shendetin, parashikuar nga neni 79 germa “a” -25-22 K.Penal.
2. S.M
AKUZUAR : Per vepren penale te “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, e kryer ne bashkepunim ,me viktime shtetasin e mitur F.B, parashikuar nga neni 79 germa “a” – 25 K.Penal, “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, e kryer ne bashkepunim dhe e mbetur ne fazen e tentatives ndaj te miturit M.L, parashikuar nga neni 79 germa “a” -25-22 K.Penal dhe “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, e kryer ne bashkepunim dhe e mbetur ne fazen e tentatives ndaj te miturit Q.H, pa pasoje per shendetin, parashikuar nga neni 79 germa “a” -25-22 K.Penal dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta ”, ne fomen e mbajtjes pa leje te dorezave perforcuese grushti, ne ambjente publike, parashikuar nga neni 279/2 te Kodit Penal.
3. O.Ç

4. Xh.Ç
AKUZUAR : Per vepren penale te “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, e kryer ne bashkepunim ,me viktime shtetasin e mitur F.B, parashikuar nga neni 79 germa “a” – 25 K.Penal, “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, e kryer ne bashkepunim dhe e mbetur ne fazen e tentatives ndaj te miturit M.L, parashikuar nga neni 79 germa “a” -25-22 K.Penal dhe “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, e kryer ne bashkepunim dhe e mbetur ne fazen e tentatives ndaj te miturit Q.H, pa pasoje per shendetin, parashikuar nga neni 79 germa “a” -25-22 K.Penal dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta ”, ne fomen e mbajtjes pa leje te dorezave perforcuese grushti, ne ambjente publike, parashikuar nga neni 279/2 te Kodit Penal. Faktet objekt hetimi i përkasin ngjarjes së datës 16.05.2023, ora 13:30, ku nga Salla Operative e Komisariatit te Policisë Gramsh, është dhëne njoftimi për një person te plagosur me mjete te mprehta, ne Lagjen “Sporti 2”, Gramsh, ku i dëmtuari është dërguar për ne Spitalin Gramsh. Menjëherë janë dërguar shërbimet e policisë për te verifikuar informacionin. Po kështu janë dërguar shërbimet e policisë ne Spitalin Gramsh, ku është mësuar se personi i plagosur, shtetasi F.B, rreth 15 vjeç kishte ndërruar jete. Ndersa autoret e dyshuar, te cilët ishin te mitur, kane lëvizur ne drejtim te rrugës pedonale te qytetit, për ne drejtim te lumit Devoll. Shërbimet e Komisariatit te Policisë Gramsh janë vene ne ndjekje te autoreve te dyshuar, ku kane bere kapjen e tyre ne flagrance ne Lagjen “Holtas”, pranë ish-Poligonit te Ndërtimit dhe me pas shoqërimin e tyre ne ambientet e Komisariatit te Policisë Gramsh.
Të miturit në konflikt me ligjin janë hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale”, thuhet në njoftim./M.K-dritare.net