Na ndiqni edhe në

Kronikë

Vrasja e ish-policit Malko, dëshmitari: Nuk e njihja. Më vonë u mora peng nga Ervis Martinaj!

Vrasja e ish-policit Malko, dëshmitari: Nuk e njihja. Më vonë u

Blendi Teta është marrë sot në pyetje në GJKOO në lidhje me vrasjen e Santiago Malkos në 27 gusht të vitit 2019. Teta ka deklaruar se nuk e njeh fare viktimën dhe se nuk dijeni mbi vrasjen e tij.

“Nuk e njoh Santiago Malkon dhe nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen e 27 gushtit 2019. Në atë kohë kam qenë në Shqipëri. Në datë 27 unë kam qenë për një drekë tek lokali "La Familia" në zonën e Freskut. Në atë kohë isha menaxher i kompanisë së llotove të Vëllezërve Duka për Tiranën. Ata i kam njohur 3 vite më pas pasi ju kam shitur atyre dhe Ervis Martinajt kompaninë time të basteve sportive. Në darkë më ka dërguar me makinë e Ervis Metanit sepse makinën time e kishte marrë shoqja ime e cila kishte shkuar në Kavajë për punë personale”.

Po ashtu ai ka treguar se një muaj më vonë pas krimit, është marrë peng nga Ervis Martinaj dhe grupi i tij, të cilët e kanë kërcënuar se do e vrisnin dhe do e murosnin nëse nuk u tregonte se ku ndodheshin vëllezërit Duka.

Mbrëmjen e 27 gusht në zonën e Xhamllikut u ekzekutua me breshëri plumbash Santiago Malko. Malko, një ish-punonjës policie i larguar nga detyra pasi u arrestua pas një sherri për lojërat e fatit, ishte i dyshuar si i përfshirë në ngjarje kriminale. Malko dyshohet se u ekzekutua për shkak të trafikut të lëndëve narkotike, borxheve të pashlyera e konflikteve mes bandave të rrezikshme./M.K-dritare.net