
Zbardhen bisedat e Breçanit me të birin: Më the do e provoje 1 vit drogën, u bënë tre!
Dritare.net

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, janë zbardhur edhe bisedat e Erzen Breçanit me djalin e tij Eralbin, në aplikacionin Sky Ecc, për trafik droge.
SPAK pretendon se Breçani ishte ne dijeni për aktivitetin e paligjshëm me të cilën merrej djali i tij, pasi në përgjime rezulton se më 28 shtator 2020, ai i kërkon Eralbit të heqë dorë nga droga.
Breçani i kujton djalit se kishte tre vjet që merrej me trafikun e drogës dhe i kërkon të heqë dorë, pasi në vendin tonë ishte zbuluar se Eralbi merrej me aktivitet të paligjshëm.
Ja biseda në Sky, më 8 shtator 2020:
"....kontrollova kutin se mos kan fut noj cipe kur ta marrresh ti te kspin me te...Nuk duhet me pas bes kuj ne shaipni...Mos ki bes kuj...Mos u shqiptar... Ghuj atij dhokut tan... Thuj... Po du me te than se tan kta ne shqiperi folin e thon djali erzenit ka bjen mall ka punon me drog se e njof mir bashkimin e shqiptart... Po du me than qe mos u merr me ta ma... Shqiperin mos e flliq mos e orish a si me te than asht ndryshe me ounie jash e ndryshe ktu...Bush nga meraku e kam...E duhet me te tregu kto gjana...Ke ba i premtim se nje vit do e provoj u bsn tre bush...", thuhet në dosje./M.K-dritare.net

















