
8 ushqime që nuk duhet t'i ringrohni kurrë sepse ju helmojnë!
Dritare.net
Disa ushqime të gatuara, nëse ringrohen mund t'ju bëjnë të sëmureni fizikisht. Kjo nuk konsiderohet për të shkaktuar panik, por është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për faktin se ngrohja e ushqimeve ndryshon strukturën e tyre kimike dhe për disa përbërës, këto ndryshime që nxiten, nga ndryshimet e temperaturës mund ta bëjnë ushqimin të papajtueshëm me njeriun.
Spinaqi
Nëse keni gatuar shumë spinaq dhe nuk mund ta konsumoni dot të gjithë, është më mirë ta hidhni ose ta konsumoni të ftohtë. Spinaqi përmban një sasi të lartë nitratesh , të cilat sigurojnë lëndë ushqyese jetike për funksionimin e trupit tonë. Kur hamë disa perime të gjalla, diçka magjike ndodh në trup, që i kthen ato nitrate të mira për në nitrite. Nitratet nuk bëjnë problem derisa procesi i ngrohjes t'i aktivizojë ato, duke i shtyrë ata të lëshojnë efekte helmuese dhe kancerogjene kur trupi i përpunon.
Patatet
Nëse patatet e gatuar i ringrohni ato bëhen tepër të dëmshme për organizmin. Temperaturat e ngrohta nxisin rritjen e baktereve të rralla, duke shkaktuar dhe botulizmin, sëmundje kancerogjene dhe tepër kërcënuese për jetën.
Selino dhe karrota
Të njëjtat rregulla të përshkruara më lart për spinaqin gjithashtu vlejnë për selinon dhe karrotat. Nëse do të ringrohni një ushqim që nuk përbën rrezik, sigurohuni që të hiqni selinon dhe karrotat nga pjata.
Oriz
Mos e lini orizin jashtë në temperaturën e dhomës pasi të jetë gatuar. Nëse ruhet gabimisht, orizi i gatuar mund të zhvillojë spore bakteriale që mund të prodhojnë helme që shkaktojnë sëmundje të rënda fizike. Këto spore shumohen më shpejt në temperaturën e dhomës sesa në frigorifer. Akoma dhe më i rrezikshëm për organizmin kthehet nëse do e ringrohni orizin e gatuar.
Kërpudha
Kërpudhat janë ndoshta më të përshtatshmet për t'ju sëmurur nga produktet në këtë listë. Kur hani kërpudha të gatuara, është më mirë t'i hani ato menjëherë pasi të jenë përgatitur. Dhe nëse planifikoni t'i hani përsëri të nesërmen, sigurohuni që t'i hani të ftohta nga frigoriferi sepse ngrohja e kërpudhave mund ndikojnë shumë keq në sistemin tuaj tretës.
Panxhari
Të gjithë e dimë se sa i mirë është panxhari, si në aromë ashtu edhe në përfitimet ushqyese. Por panxhari, si selino, spinaqi dhe karrota, janë të pasura me nitrate. Nuk rekomandohet asnjëherë ringrohja e panxharit të gatuar.
Vezët
Një burim fantastik proteinash me siguri, vezët e gatuara mund të jenë burim sëmundjesh serioze kur lihen ose riekspozohen ndaj temperaturave më të larta. Qofshin të ziera apo të fërguara, rinxehja e vezëve mund të jetë shkatërruese për sistemin tuaj të tretjes.
Pulë
Proteina e gjendur tek mishi i pulës fillon të përkeqësohet dhe shkakton probleme me tretjen kur kalon nga i ftohti në të nxehtë për herë të dytë. Një rregull i përgjithshëm, nëse doni të shijoni të ngrohtë pulën e mbetur, është ta ngrohni përsëri në mikrovalë, një tigan ose në furrë vetëm një herë pas përgatitjes origjinale. Ju gjithashtu duhet të siguroheni që të jetë po aq i nxehtë sikur është gatuar herën e parë./A.ZH-dritare.net

















