Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Fustani i kuq që tregon historinë e 239 grave dhe 5 burrave nga e gjithë bota!

Fustani i kuq që tregon historinë e 239 grave dhe 5 burrave nga e

Si mund të bëhet një fustan platformë për një projekt artistik? Përgjigjja u dha nga krijuesja britanike Kirstie Macleod, e cila e ktheu pëlhurën në një kanavacë të madhe, mbi të cilën qindra njerëz nga e gjithë bota, kryesisht gra patën mundësi të lënë shenjën e tyre, duke treguar përmes qëndisjeve historinë e tyre personale.

Fjala është për Red Dress Project, projekti i fustanit të kuq, i përfunduar pas 12 vjetësh me pjesëmarrjen e 239 grave dhe 5 meshkujve.

Fustani i kuq që tregon historinë e 239 grave dhe 5 burrave nga e
Fustani udhëtoi pjesë-pjesë në 28 vende të ndryshme, për t'u qëndisur nga profesionistë me përvojë dhe amatorë, me karakteristikën e përbashkët të jetesës në margjina ose varfëri.

Kështu, kjo veshje ka ndër të tjera nënshkrimin e grave refugjate palestineze, viktimave të luftës nga Kosova, Ruanda, Kongo, gra të varfra nga Afrika e Jugut, Meksika dhe Egjipti, përcjell dritare.net

Produkti përfundimtar është një dialog madhështor mes njerëzve nga i gjithë planeti, i koduar nga arti i qëndisjes. I ashtuquajturi fustan i kuq, me një peshë totale prej 6.2 kg, tashmë është prezantuar në galeritë dhe muzetë në mbarë botën, përfshirë Parisin, Londrën dhe Mexico Cityn, duke propozuar mënyra alternative të shprehjes artistike.

Fustani i kuq që tregon historinë e 239 grave dhe 5 burrave nga e

Kontributi i Kirstie Macleod në projektin e saj? Qëndisja e një violine: "Unë kisha që kur isha në shkollë që nuk qëndisja, mbi 60 vjet. Unë qëndisa një violinë sepse luaj në violinë. Kjo violinë e bërë nga babai im është pasuria ime më e çmuar. Babai im ishte kardiokirurg dhe pasi doli në pension filloi të bënte instrumente me tela. Ai donte të bënte një kuartet të tërë harqesh dhe ia doli!"/K.C/dritare.net