Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Nëse mendoni se nuk duhet ngrënë për të qenë në dietë, gaboheni. Ja si duhet të veproni!

Nëse mendoni se nuk duhet ngrënë për të qenë

Të qenurit në dietë nuk ka të bëjë me kufizime të rrepta, të qëndroni të dobët apo të privoni veten nga ushqimet që doni. Përkundrazi do të thotë të ndjeheni mirë, të keni më shumë energji dhe të përmirësoni shëndetin tuaj.

Themeli për një dietë të shëndetshme duhet të jetë zëvendësimi i ushqimeve të përpunuara me ushqime sa më natyrale. Nëse konsumojmë ushqime që janë sa më natyrale dhe të papërpunuara ndodh ndryshimi i madh në mënyrën se si mendoni, dukeni dhe ndjeheni.

Duke përdorur këto këshilla të thjeshta, ju mund të mësoni se si të krijoni dhe t'i përmbaheni një dietë të shijshme, të larmishme dhe ushqyese që është po aq e mirë për mendjen tuaj sa edhe për trupin. Ndërsa disa dietat ekstreme mund të sugjerojnë privimin nga shumë ushqime.

Por ne të gjithë kemi nevojë për një ekuilibër të proteinave, yndyrave, karbohidrateve, fibrave, vitaminave dhe mineraleve në dietat tona për të mbajtur një trup të shëndetshëm. Nuk është e nevojshme të eliminohen disa kategori ushqimesh nga dieta, por duhet të zgjidhen opsionet më të shëndetshme nga secila kategori./HelpGuide/A.ZH-dritare.net