Pse po mbahet i fshehtë drejtori i ri i UFO-ve! Çfarë mësuam sot për ekzistencën e alienëve!
Dritare.net
NASA bëri njoftime historike të enjten pasdite. Shkencëtarët e organizatës folën dhe iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me UFO-t dhe mundësinë e jetës jashtëtokësore.
Hetimi në fjalë, i cili u publikua gjysmë ore para fillimit të konferencës për shtyp, zbuloi se nuk ka prova se alienët qëndrojnë pas fenomeneve të pashpjegueshme, por as agjencia hapësinore nuk mund ta përjashtonte këtë mundësi. Nëse e vërteta është atje, ky raport i shumëpritur nuk ofron asnjë provë përfundimtare, të paktën tani për tani. Megjithatë, ai përshkruan se si NASA do të hetojë ato që ajo i quan UAP (Fenomene anormale të paidentifikuara) me teknologji të përmirësuar dhe inteligjencë artificiale.
Sipas njoftimeve të para, NASA caktoi një drejtor përgjegjës për zbulimin e UFO-ve në atmosferë dhe analizën e fenomeneve specifike, ndërsa për këtë do të kanalizohen burime financiare. Në të njëjtën kohë, sipas asaj që u tha që në fillim, "nëse na pyesni nëse ka forma të tjera të jetës në pafundësinë e universit, atëherë përgjigja është po. Diku në Univers duhet të ketë jetë aliene, mister dhe kërcënimi i mundshëm nga UFO-t.", tha administratori i NASA-ës dhe ish-astronauti Bill Nelson.
Ai shtoi se agjencia hapësinore amerikane jo vetëm që do të marrë drejtimin në hetimin e incidenteve të mundshme të UAP-it, por do të ndajë të dhënat në mënyrë më transparente, përcjell dritare.net
Dëshmi për jashtëtokësorët nuk ekzistojnë, por mund të ketë
Në faqen e fundit të raportit thuhet se "nuk ka asnjë arsye për të konkluduar" se burimet jashtëtokësore qëndrojnë pas qindra pamjeve të UAP që NASA ka hetuar. “Megjithatë, këto objekte duhet të kenë udhëtuar nëpër sistemin tonë diellor për të arritur këtu.”, thuhet në raport. Megjithëse raporti nuk arriti në përfundimin se ekziston jeta jashtëtokësore, NASA nuk e mohoi mundësinë e teknologjisë së mundshme të panjohur jashtëtokësore që vepron në atmosferën e Tokës.”
Sasi e kufizuar e të dhënave të UFO-ve
Nicola Fox, zëvendësadministratore e Drejtorisë së Misionit Shkencës të NASA-s, tha: "UAP-të janë një nga misteret më të mëdha të planetit tonë dhe kjo për shkak të mungesës së të dhënave me cilësi të lartë.”
Pavarësisht nga dukuritë e shumta të raportuara të UAP-ve, zonja Fox tha se zakonisht nuk ka të dhëna të mjaftueshme që mund të përdoren për të nxjerrë përfundime shkencore rreth natyrës dhe origjinës së UAP-ve". Zonja Fox njoftoi se NASA do të emërojë një drejtor të ri për kërkimet për UFO-t, për të ndërtuar një bazë të dhënash të fuqishme për të vlerësuar të dhënat e ardhshme. Kështu do të përdorin inteligjencën artificiale dhe mësimin e makinerive në procesin e mbledhjes dhe analizës së të dhënave.
Identiteti i drejtorit të ri të UFO-ve mbetet mister për shkak të kërcënimeve
Siç tha Bill Nelson, NASA po emëron një drejtor përgjegjës për zbulimin e UFO-ve në atmosferë dhe analizimin e fenomeneve specifike dhe fondet do të kanalizohen për këtë qëllim. Nelson tha se NASA do të emërojë një drejtor të kërkimit UAP-ve, puna e të cilit do të jetë të zhvillojë dhe të mbikëqyrë zbatimin e vizionit të NASA-s për kërkimin UAP.”
Megjithatë, është interesante se identiteti mbetet një mister. Detajet e rolit dhe sa do të paguhet ai ishin çuditërisht të paqarta gjatë konferencës së të enjtes, duke pasur parasysh që NASA është zotuar të jetë më transparente me kërkimin e UFO-ve. Një arsye për këtë mund të jetë mbrojtja e menaxherit të ri nga çdo ngacmim i mundshëm publik. Dr.Daniel Evans, ndihmësadministratori i NASA-s për kërkime, tha se anëtarët e ekipit kërkimor të UFO-ve kishin marrë "kërcënime reale". Ai tha se NASA e merr sigurinë e ekipit "jashtëzakonisht seriozisht" dhe se kërcënimet luajtën një rol në vendimin për të mos publikuar emrin e drejtorit të ri për kërkimet për UFO-t./K.C/dritare.net