
NASA publikon raportin e shumëpritur për UFO-t!
Dritare.net
Njoftimet historike janë bërë sot nga NASA nga Uashingtoni, e cila në një event të transmetuar live në mbarë botën, po pozicionohet zyrtarisht për ekzistencën e jetës jashtëtokësore dhe pamjet e UFO-ve në atmosferën e Tokës.
Sipas njoftimeve të para, NASA cakton një drejtor përgjegjës për zbulimin e UFO-ve në atmosferë dhe analizën e fenomeneve specifike, ndërsa për këtë do të kanalizohen burime financiare. Në të njëjtën kohë, sipas asaj që u tha që në fillim, "nëse na pyesni nëse ka forma të tjera të jetës në pafundësinë e universit, atëherë përgjigja është po. Diku në Univers duhet të ketë jetë aliene, mister dhe kërcënimi i mundshëm nga UFO-t.", tha administratori i NASA-ësdhe ish-astronauti Bill Nelson.
Gjysmë ore para ngjarjes u publikua një raport i pavarur i madh, i cili u përgatit nga shkencëtarë të mëdhenj, të cilët për më shumë se një vit kishin kryer vëzhgime për UFO-t. Zëvendësadministratorja e Drejtorisë së Misionit Shkencës të NASA-s thotë se mungesa e të dhënave me cilësi të lartë po nxit misterin. Rrëfimet e shumta të dëshmitarëve okularë të lidhura me UAP-të, të njohura si UFO nuk janë të detajuara ose të qëndrueshme, kështu që ato nuk mund të përdoren për të nxjerrë përfundime rreth natyrës dhe origjinës së objekteve, thotë zonja Fox.
NASA do të "promovojë raportimin e qytetarëve" dhe do të punojë me publikun dhe pilotët komercialë për të përmirësuar cilësinë e të dhënave, thotë ajo.
Dan Evans, ndihmëszëvendësadministrator për kërkime në Drejtorinë e Misionit të Shkencës të NASA-s thotë se të kuptuarit e UAP-së është "jetike" për NASA-n për disa arsye.
E para është se ofron një mundësi për NASA-n për të kuptuar më mirë botën përreth nesh. Në NASA ne jemi të përkushtuar të hartojmë të paeksploruarit dhe kjo punë përputhet me atë që jemi." thotë ai.
Çfarë thotë raporti?
Ky raport është rezultat i kërkimit nga një panel i pavarur prej 16 shkencëtarësh, specialistësh të aeronautikës dhe të dhënave, të udhëhequr nga astrofizikani David Spergel dhe i mbështetur nga NASA që nga viti 2022. Qëllimi i ekipit ishte të studionte UAP-të me bazë në shkencë dhe të krijonte udhëzime se si të integrojnë mjete dhe të dhëna shkencore për të kuptuar më mirë UAP-të.
Siç raportoi BBC pas publikimit të raportit, në shikim të parë na tregon atë që ne tashmë dimë. Kohët e fundit, "disa dëshmitarë të besueshëm, shpesh aviatorë ushtarakë, kanë raportuar se kanë parë objekte që ata nuk i njihnin mbi hapësirën ajrore të SHBA-së". Ai thotë se shumica e tyre janë shpjeguar që atëherë "por një grusht i vogël nuk mund të identifikohet drejtpërdrejt si fenomene të njohura të krijuara nga njeriu ose natyrore.” Këto ngjarje tani referohen kolektivisht si Fenomene Anomale të Paidentifikuara, ose UAP, thotë ai./K.C/dritare.net

















