
Shkencëtarët tregojnë si do të duket fundi i Tokës!
Dritare.net
Njerëzit do të donin të dinin kohën dhe natyrën e vdekjes së tyre, por për planetin Tokë, fati i tij është i vulosur. Për pesë miliardë vjet ai do të përfshihet nga Dielli dhe të gllabërohet nga një ferr yjor. Tani, për herë të parë, astronomët kanë parë se si mund të duket fundi i botës sonë, sepse një planet tjetër në Rrugën e Qumështit është parë duke u gëlltitur nga një yll tjetër.
Ekspertët nga Harvard, Caltech dhe MIT po studionin një yll 12,000 vite dritë larg i cili po afrohej pranë Diellit, jetës së tij i kishte ardhur fundi. Ndërsa Dielli u zgjerua në një përpjekje për të zgjatur jetëgjatësinë e tij për shkak se po i mbaronte karburanti, ai filloi të tërhiqte një planet në orbitë drejt tij, përpara se ta gëlltiste. Gjatë një periudhe dhjetëditore, shkencëtarët panë që ylli po bëhej 100 herë më i ndritshëm se zakonisht dhe analizat treguan se ai ngjasonte me momentin kur bashkohen dy yje. Pas dhjetë ditësh me shkëlqim të jashtëzakonshëm, astronomët panë që shkëlqimi i tij u zbeh gjashtë muajve të ardhshëm. Dielli ynë, ngrohtësia dhe graviteti i të cilit lejuan që jeta të lulëzonte, një ditë do të na bëjë të njëjtën gjë, por fundi i Tokës do të ndodhë për rreth pesë miliardë vjet./K.C/dritare.net

















