
Si mesazhi “Përshëndetje!” nga një i huaj mund të të kushtojë miliona lekë!
Dritare.net
Ekspertët thonë se mund të jetë e lehtë që të vihen në shënjestër viktimat e mashtrimeve për të fituar para. Mashtruesit përdorin një metodë që quhet “kasapi i derrave", që është emërtuar nga fraza kineze sha zhu pan, emri që vjen nga ideja se mashtruesit duhet t’i bëjnë për vete viktimat së pari me lajka dhe romancë të rreme para se t’u vjedhin paratë.
Ky mashtrim romantik shpesh fillon me një mesazh të thjeshtë me tekst: "Përshëndetje!" Shumë njerëz shpërfillin mesazhet që dërgojnë mashtruesit. Por nëse përgjigjen, mashtruesit lëvizin shpejt për të krijuar një marrëdhënie.
Dërguesi i mesazheve misterioze mund të thotë se ata janë shumë të pasur. Ata do të çojnë edhe mesazhe që tregojnë jetesën e tyre luksoze. Dhe si përfundim do të përpiqen të krijojnë një lidhje romantike kuptimplotë me viktimën. Mund të zgjasë diku nga disa javë në disa muaj, në varësi të parave që mashtruesi kërkon të marrë nga preja e tij./K.C/dritare.net

















