
Sonte eklipsi hënor dhe hëna e plotë e luleve, ku dhe si ta shihni!
Dritare.net
Mbrëmjen e sotme, e premte 5 maj 2023, do ishte mirë t’i mbani sytë në qiell nga ora 20:00 deri në orën 21:30, në mënyrë që të mos humbisni një nga shfaqjet astronomike më të bukur të ndodhura ndonjëherë: eklipsin gjysmëhënor, i cili do të shfaqë hënën e plotë.
Për fat të mirë, për të vëzhguar eklipsin nuk do të jetë e nevojshme të keni instrumente të veçanta. Fenomeni do të jetë i dukshëm me sy të lirë gjithë kohëzgjatjen e tij, edhe nëse mund të vlerësohet vetëm pjesërisht në Evropë. Eklipset hënore ndodhin kur Toka rrotullohet mes Diellit dhe Hënës, duke errësuar satelitin natyror me hijen e tij.
Rreshtimi i tre trupave qiellorë mund të ndryshojë, duke çuar në rezultate të ndryshme. Kur Toka mbulon plotësisht Hënën, ne flasim për një eklips të plotë, ndërsa kur sateliti është pjesërisht i errësuar nga koni i hijes, flasim për eklipse të pjesshme dhe gjysmënumbrale. E sotmja do të jetë në kategorinë e fundit. Ekspertët sigurojnë që do të jetë një eklips i rëndësishëm, pasi një pjesë e madhe e diskut hënor do të jetë në hije. Hëna e plotë në maj quhet edhe hëna e plotë e luleve./K.C/dritare.net

















