Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Studimi: ChatGPT u jep këshilla më të mira pacientëve sesa mjekët

Studimi: ChatGPT u jep këshilla më të mira pacientëve sesa

Inteligjenca artificiale nuk do të zëvendësojë ende kontaktin me doktorin, por ndoshta nuk jemi shumë larg nga ajo pikë. Studimi i publikuar në revistën JAMA Internal Medicine tregon se mjekët që punojnë me teknologji të tilla si ChatGPT, mund të revolucionarizojnë mjekësinë. Studimi, i udhëhequr nga Instituti Qualcomm në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, krahasoi përgjigjet me shkrim nga mjekët dhe përgjigjet nga ChatGPT me pyetjet shëndetësore të jetës reale të paraqitura në forumin AskDocs të faqes së internetit Reddit. Një panel profesionistësh të certifikuar të kujdesit shëndetësor preferuan përgjigjet e ChatGPT në 79% të rasteve, duke i vlerësuar ato bazuar në cilësinë e informacionit dhe ndjeshmërinë.
Përgjigjet me cilësi të mirë ose shumë të mirë ishin 3.6 herë më të larta për ChatGPT sesa për mjekët, dhe përgjigjet empatike ishin 9.8 herë më të larta për ChatGPT sesa për mjekët.


"Mundësitë për të përmirësuar kujdesin shëndetësor me inteligjencën artificiale janë të mëdha," tha studiuesi kryesor John Ayers, zëvendësshefi i inovacionit në Departamentin e Sëmundjeve Infektive dhe Shëndetit Publik Global në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë, përcjell dritare.net. Ai shton se “kujdesi duke përdorur inteligjencën artificiale është e ardhmja e mjekësisë.”
"Edhe pse studimi vuri ChatGPT kundër mjekëve, zgjidhja përfundimtare nuk është të mos shkosh te mjeku," tha Adam Poliak, asistent profesor i shkencave kompjuterike në Kolegjin Brin Marr në Pensilvani dhe një nga autorët e studimit. "E kundërta, një mjek që përdor ChatGPT është përgjigjja për një kujdes më të mirë."
Eric Leas, një nga autorët e studimit dhe asistent profesor në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, Shkolla e Shëndetit Publik dhe Shkencës së Jetëgjatësisë Njerëzore, përshkruan se: "Pandemia Covid-19 përshpejtoi adoptimin e kujdesit shëndetësor virtual. Ndërsa kjo ka lehtësuar aksesin te kujdesi për pacientët, mjekët janë të ngarkuar nga një breshëri e-mail-esh nga pacientë që kërkojnë këshilla mjekësore.”

“Ne mund t'i përdorim këto teknologji për të trajnuar mjekët për komunikim me në qendër pacientin, për të eliminuar pabarazitë shëndetësore të vuajtura nga pakicat, të cilat shpesh kërkojnë kujdes shëndetësor përmes mesazheve, për të krijuar sisteme të reja të sigurisë mjekësore dhe për të ndihmuar mjekët të ofrojnë kujdes më cilësor dhe më efektiv.”, tha Drezde, profesor i asociuar i shkencave kompjuterike në Universitetin Johns Hopkins dhe një nga autorët e studimit./K.C/dritare.net