
U erdhi fundi flokëve të thinjur? Shkencëtarët e kanë një përgjigje!
Dritare.net
Shkencëtarët kanë gjetur mënyrën për t’u dhënë fund flokëve të thinjur. Sipas një zbulimi të fundit të botuar në revistën prestigjioze shkencore Nature, çelësi qëndron në ruajtjen e një grupi të veçantë qelizash burimore përgjegjëse për ngjyrën e flokëve, qelizat burimore të melanociteve (McSCs).
Këto qeliza staminale (ose qeliza paraardhëse) mund të lëvizin midis pjesëve (kompartamenteve) të nevojshme për jetën e flokëve, të tilla si papila e lëkurës dhe mbështjellja epiteliale, dhe siç kanë treguar eksperimentet te minjtë, ato ruajnë këto qeliza burimore që bëhen joaktivë gjatë plakjes dhe nuk janë në gjendje të rigjenerohen.
Në veçanti, gjatë rrjedhës ciklike të jetës së flokëve (rritje, rrallim/rënie, rigjenerim), një numër në rritje i këtyre qelizave burimore bllokohen në zonën e folikulit të flokëve, me rezultat që ato të mos kthehen në ndarjet e flokëve ku bëhet prodhimi i pigmenteve me pjesëmarrjen e proteinave.
Siç shpjegon studiuesi kryesor Dr. Qi Sun, duke vëzhguar se plakja artificiale te minjtë rriti qelizat burimore të melanociteve të bllokuara në gjëndrën e flokëve, duke i penguar ato të zhvillohen në qeliza pigmenti, nxori përfundimin se "një rrugë e mundshme për të rikthyer ose parandaluar thinjat është të ndihmosh qelizat e bllokuara të lëvizin përsëri midis ndarjeve të folikulit të flokëve.”/K.C/dritare.net

















