
Këtë të diel Pashke, tryeza duhet të jetë plot. Nëse doni t’i shtoni diçka tavolinës suaj ne po ju japim një ide. Kjo është receta për biskotat e Pashkës!
550-600gr miell
200 gramë gjalpë
3/4 filxhani sheqer
2veze
1/2 e lugës së likos amonjak pluhur
1/2 gota qumësht
2 lugë likoje baking powder
1 vanilje
Pak kripë
1 vezë për të lyer biskotat nga lartë.
Përgatitja
Sitim miellin dhe shtojmë baking powder, kripën dhe vaniljen. Rrahim gjalpin dhe sheqerin për 10 minuta me rrahës dhe pasi kanë kaluar 10 minuta hedhim vezët dhe vazhdojmë ti rahim. Tani erdhi koha të shtojmë miellin dhe te qumështi do të tresim amonjokun ngjeshim me duar brumin deri sa të kemi një brumë të butë por që të mos ngjitet në duar. Më pas marrim copa brumi sa një arrë dhe i hapim në kordon që t’i japim formën e duhur. Shtrojmë letër pjekje në tavë dhe vendosim biskotat i lyejmë nga lartë me vezë dhe i fusim në furrë për të pjekur në 180 gradë në ajër për 30 minuta në furrë të nxehur më parë. Me këtë recetë dalin 40-50 biskota./dritare.net

















