
Nuk dini çfarë të hani tani që është shumë vapë? Dritare.net ka nje sugjerim për ju, fërgesën verore. Ja receta!
Përbërësit!
Fërgesë verore
250 gramë speca
200 gramë sallam
200 gramë domate
150 gramë gjizë
Nenexhik
Kripë
Piper
Vaj
Përgatitja!
Marrim specat, i presim në fije të trasha i kaurdisim në një tigan. Në të njëjtën kohë që janë duke u skuqur specat, presim në feta sallamin dhe e hedhim te tigani po ku skuqen specat. Shtojmë erëzat dhe domatet e grira. Në fund shtojmë gjizën po pa e trazuar. E fusim në furrë për disa minuta, derisa lëngu të jetë tharë. Fërgesa është gati. Ju bëftë mirë!/L.F-dritare.net

















