Aurela Basha ndau me ndjekësit në Instagram një tjetër recetë keku. Bashkëshortja e kryetarit të PD-së Lulzim Basha i ëmbëlsoi ndjekësit këtë fundjavë me një kek me niseshte patateje, vezë dhe gjalpë.
Po ashtu ajo na tregoi edhe recetën e këtij keku. Për ta përgatitur duhen 250 gram niseshte patateje, 100 gram gjalpë të shkrirë, 150 gram sheqer, 3 vezë, pak pluhur vanilje dhe pak sodë. Pasi i kaurdis bashkë i hedh në një tepsi të lyer me gjalpë dhe e pjek për rreth gjysmë ore në temperaturë 180 gradë./K.C/Dritare.net