
Si të keni gjithmonë ereksion të fortë pa ilaçe!
Dritare.net
Një studim i ri nga dy profesorë të fizioterapisë në Universitetin James Cook në Australi sugjeron se ushtrimet e muskujve të dyshemesë së legenit mund të ndihmojnë në trajtimin e disfunksionit erektil dhe ejakulimit të parakohshëm.
Në analizën e tyre, ku morën pjesë mbi 650 burra nga studime të ndryshme botërore, u zbulua se këto ushtrime sollën përmirësim te 47% e meshkujve me probleme ereksioni dhe te 83% e atyre me ejakulim të parakohshëm.
Këto ushtrime konsistojnë në shtrëngimin dhe lirimin periodik të muskujve që aktivizohen gjatë ndalimit të urinimit. Forcimi i tyre rrit kontrollin dhe fuqinë seksuale.
Ekspertët theksojnë se metoda është jo-invazive dhe ekonomike, por duhet praktikuar nën këshillën e një fizioterapisti. Megjithatë, disfunksioni erektil dhe ejakulimi i parakohshëm mund të jenë edhe shenja të sëmundjeve të tjera, sidomos te meshkujt më të moshuar, ndaj rekomandohet gjithmonë konsultimi me një mjek specialist./K.C/dritare.net

















