Si të gatuajmë tutmaçi! Recetën na e tregon Dhurata Thanasi!
Dritare.net
Mbase për shumë njerëz mund të jetë një recetë i padëgjuar, por tutmaçi, është një gatim i gjysheve tiranase. Është një recetë nga kuzhina osmane, kështu na thotë Dhurata e Lugës së Argjendtë, e cila herë pas here na njeh me ca gatime të rralla, si ky i sotmi.
“Tutmaçi është emërtim gatimi që për shumëkë mund të jetë i padëgjuar dhe si rrjedhim krejt i panjohur. Por jo për shumë familje tiranase, të cilat e kanë gatuar këtë gjellë, që e ka origjinën nga kuzhina osmane, por që i është përshtatur “mideve” dhe krijimtarisë kulinare të “ijeve” dhe “nondajave” tiranase, të cilat e kanë sjellë dhe quajtur Tutmaçin ndër gjenarata”, shkruan ajo.
Çfarë është tutmaçi?
“Tutmaç, ose tutumaši, vjen nga gjuha turke dhe do të thotë pastë/njëlloj brumi, i cili ose hidhej nëpër gjellë apo supa për t’i trashur ose hapej në petë të trasha apo holla sipas dëshirës, dhe mbusheshin me përbërës të ndryshëm, të gatuar ose të gjallë.”
Si gatuhet tutmaçi?
“Turmaçi nuk është gjë tjetër veçse petë byreku të mbushura me qepë, pak oriz të skuqur dhe mish të grirë, aromatizuar me piper të zi.
Petët mbushen dhe u jepet forma e japrakëve ose sarmave dhe vendosen në një enë (antikisht enë balte të mbuluara), radhë pas radhe, mbulohen dhe lihen të gatuhen në avullin që krijohet në brendësi të enës. Tutmaçin hera herës e gjejmë të shoqëruar me pak limon dhe vaj sipër, elementë që dukshëm shtojnë shije dhe lezet në pjatë”./L.F-dritare.net