Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Përjetoj ankth kur krahasoj jetën time me të tjerë në rrjete sociale, çfarë të bëj?

Përjetoj ankth kur krahasoj jetën time me të tjerë në

Përshëndetje Psikologe Enertila

Unë që ju shkruaj jam një zonjë rreth 43 vjece që kam kuptuar se po shkaterroj veten nga rrjetet sociale.Kaloj shumë kohë me to dhe në kokë më vin shumë mendime ose ndjenja se po më mungon diçka e rëndësishme ose e këndshme që njerëzit e tjerë po e përjetojnë. Domethënë kam mendime të vazhdueshme se të tjerët po e shijojnë jetën më shumë se unë. Këto lloj ndjenjash më përfshijnë shpesh, shkaku kryesor i këtyre ndjenjave është se e krahasoj jetën time me një ide fiktive të jetës së të tjerëve duke përjetuar ankth sepse mendojnë se nuk po bëjnë dicka të mirë në jetën time. Çdo ditë e më shumë po shqetësohem nga kjo situate e imja.Të lutem si më sugjeroni ju?

Përshëndetje Lexuesja jonë

Rrjetet sociale priren të jenë shkaku kryesor i ndjenjave dhe perceptimit të vazhdueshëm se të tjerët po e shijojnë jetën më shumë se ju.

Ky fenomen po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm, duke shkaktuar stres të konsiderueshëm në jetën tonë. Në fakt, këto ndjenja mund të përfundojnë duke pasur një efekt shumë negativ në lumturinë tonë pasi ne fokusohemi në atë që besojmë se të tjerët po përjetojnë në vend që të përqendrohemi në jetën tonë.

Njerëzit mund të përjetojnë ankth sepse mendojnë se nuk po bëjnë përparim të mjaftueshëm në jetën e tyre ose se nuk po e bëjnë jetën e tyre të përditshme aq interesante ose emocionuese sa mund të ishte në të vërtetë. Në këndveshtrimin tim arsyeja kryesore që njerëzit mund të përjetojnë këtë gjendje është se kanë shumë zgjedhje që i mbingarkojnë sepse nuk e dinë se cila zgjedhje mund të jetë më e mira për ta, duke shkaktuar këto ndjenja pakënaqësie, gjithashtu mund të vijë nga ndjenja e zbrazët ose e trishtuar për jetën.

Kur ndihemi keq me veten, mund të kemi një tendencë më të madhe për të krahasuar veten me të tjerët dhe për të nxjerrë përfundime që na bëjnë të ndihemi më keq për vendimet ose përvojat tona personale. Këto ndjenja ose mendime mund të përfundojnë duke ndikuar në Shëndeti mendor dhe pagjumësi E dashur lexuesja jonë njerëzit duhet të mësojnë të shkëputen nga teknologjia, uroj shumë. Në këndvështrimin tim e dashur lexuesja jonë hiqni dorë nga rrjetet sociale ose zvogëloni përdorimin e tyre ,Qëndroni më të vetëdijshëm për marrëdhëniet tuaja më të afërta njerëzore.

Filloni të tregoni më shumë mirënjohje për arritjet tuaja. Përqendrohuni në kujdesin personal për veten, duke u fokusuar në njohjen më të mirë për veten brenda dhe jashtë Frika për të humbur diçka mund të përfundojë duke prekur shumë aspekte të jetës sonë. Në fakt, njerëzit që e përjetojnë atë mund të ndihen inferiorë ndaj të tjerëve, duke pasur parasysh se jeta e tyre nuk është mjaft interesante. Këto ndjenja janë krejtësisht fiktive, prandaj është e rëndësishme t'i trajtojmë ato për të mësuar se si të vlerësojmë jetën .Uroj shumë që këndveshtrimi im tu pelqej. Gjithë të mirat./dritare.net