
Vijon edhe për këtë fundjavë vendi ynë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Në këtë mënyrë për ditën e shtunë moti parashikohet kryesisht me kthjellime por edhe alternime vranësirash deri të dendura në orët e mesditës dhe pasdites. Këto vranësira në zonën e qendrës dhe veriut do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra ndërsa lokalisht nuk do të mungojnë shtrëngatat.
Për ditën e diel moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave./K.C/dritare.net

















