
Ditët që lamë pas në vendin tonë ka mbizotëruar një mot i kthjellët dhe me diell. Edhe në fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Në këtë mënyrë për ditën e shtunë moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe prej orëve të mesditës dhe kryesisht ato të pasdites shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Përgjatë ultësirës perëndimore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe të izoluara. Në relievet kodrinore dhe sidomos ato malore reshjet e shiut me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare. Në relievet malore në lindje në orët e mesditës dhe pasdites shtim vranësirash deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të dobëta. Në relievet e larta malore të vendit këto reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra./K.C/dritare.net

















