Na ndiqni edhe në

Moti

Plane për fundjavë? Ja si do të jetë moti! 

Plane për fundjavë? Ja si do të jetë moti! 

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Ditën e shtunë moti pritet të jetë me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore me intensitet të ulët ndërsa, në veriperëndim dhe jugperëndim me intensitet deri mesatar.


Dita e diel parashikohet të jetë me mot me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet pritet të mbeten prezente të herëpashershme gjatë ditës me intensitet të ulët deri mesatar.


Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herë kryesisht ditën e diel pritet të fitojë shpejtësi deri në 20-25m/sek kryesisht përgjatë zonave luginore dhe brigjeve detare në jug të vendit. Deti pritet të jetë i forcës 4-6 ballë kryesisht ditën e diel./K.C/dritare.net