Na ndiqni edhe në

Moti

Plane për fundjavë? Ja si do të jetë moti!

Plane për fundjavë? Ja si do të jetë moti!

Fundjavën që presim vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.
Kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike thënë kjo pasi për ditën e shtunë moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Gjithashtu për ditën e shtunë priten edhe rritje temperaturash, kjo dhe për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugperëndimore.
Ndërkohë, duke filluar nga dita e diel, por edhe për javën e ardhshme vendi do të ndikohet përsëri nga kushte të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet kodrinoro-malore reshjet e shiut në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave. Në momentin e rrebesheve dhe shtrëngatave parashikohen edhe shkarkesa të forta elektrike dhe lokalisht breshër./K.C/dritare.net