Na ndiqni edhe në

Moti

Si do të jetë moti gjatë javës!

Si do të jetë moti gjatë javës!
Për këtë javë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme por në ditët e fundit të javës dhe sidomos gjatë fundjavës së ardhshme pritet një përmirësim por që zgjat jo shumë. Në këtë mënyrë për ditën e sotme vendi ynë parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura të cilat në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.
Po ashtu, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak edhe për ditën e martë dhe deri ditën e enjte moti parashikohet me vranësira deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Të premten moti parashikohet kryesisht i kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore do të jenë hera-herës deri të dendura. Në zonën e juglindjes parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra. Vlen për t’u theksuar se gradualisht duke nisur nga dita e premte dhe kryesisht fundjava e ardhshme nis edhe rritja graduale e temperaturave të cilat pritet të prekin vlerat 28-29 gradë celsius./K.C/dritare.net