
Vranësira dhe reshje shiu. Ja si parashikohet moti sot!
E Martë 18 Prill 2023, 08:08
Dritare.net
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikmin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Në këtë mënyrë duke filluar që nga dita e Hënë e deri ditën e Enjte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme me kthjellime.
Përgjatë këtyre ditëve vranësirat kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave por lokalisht ato do të jenë edhe në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër./m.T/dritare.net

















