
Nëse bie qeveria Kurti, do fitojë sërish në zgjedhjet e parakohshme! Flet Gazmir Raci!
Dritare.net
Analisti Gazmir Raci i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga, në DritareTv ka dërguar një mesazh edhe për opozitën e Kosovës. Këtë herë, është në pyetje Kosova, thotë Raci, jo Ablin Kurti ndaj dhe opozita nuk duhet të vetëkënaqet. Kurti është sot, por nëse mund të jetë dikush tjetër dhe konflikti me Serbinë ka për të vazhduar gjatë, pavarësisht kush është kryeministër. Ndaj thotë gazetari, në këtë moment duhet një bashkim, për të rregulluar marrëdhëniet me aleatët që janë lënduar si pasojë e tensioneve të shkaktuara në veri të Kosovës.
“Fatkeqësisht opozita jonë ka dështuar edhe kësaj radhe, sepse lutej në çdo moment që Kurti dhe jo Kosova të dështonte. Por këtë radhë është Kosova në pyetje dhe jo Kurti. Albin Kurti është kryeministër sot, nesër mund të vijë dikush tjetër. Sfida me Serbinë do të vazhdojë të jetë e gjatë, për sa kohë nuk anëtarësohemi në BE. Këtë Serbi kemi, këta komshinj kemi nuk mund t’i ndërrojmë. Nëse bie kjo qeveri për Serbinë, do të rikthehet edhe më e fuqishme. Kjo është bindja qytetare. Sepse jemi lodhur me këtë qasjen e Serbisë, duke luajtur me dy kartat e saj, njërën me Perëndimin dhe tjetrën në Rusi, ndërkohë Kosova ka mbetur në status-quo. Opozita jonë po reagon postfestum. Edhe reagimi i tanishëm që erdhi nga LDK-ja, fatkeqësisht erdhi pas reagimit të ambasadorit amerikan. Në këto momente kritike për vendin, opozita nuk duhet të bëjë pazare për të fituar ndonjë votë, sepse nëse shkohet ne zgjedhje për çështjen e Serbisë, opozita aktuale do të pësojë debakël nga Albin Kurti. Kalkulimi për ta rrëzuar Kurtin përmes kësaj metode, dështoi një herë. Nëse e provojnë sërish, nëse bie kjo qeveri prej Serbisë, do të kthehet më e fuqishme. Kjo është bindja qytetare. E kanë thënë vetë liderët opozitarë, që shpresojnë mos shkojnë në zgjedhje për Serbinë sepse do ta pësojnë keq. Opozita do duhet ta luante rolin pak më ndryshe ose mos fliste fare, siç nuk foli më herët. Është fatkeqësi që reagoi posfestum, sepse opozita nuk është sa për të bërë opozitë ne parlament, por edhe për çështje të tjera. Edhe sepse gjithë kjo historia e marrëveshjeve me Serbinë janë produkt i kësaj opozite. Kjo opozitë duhet të ketë një rol në këtë drejtim.”, u shpreh ndër të tjera analisti nga Kosova./K.C/dritare.net

















