Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Banorja e Astirit denoncon në DritareTV: Qentë endacakë po na rrezikojnë jetën

Banorja e Astirit denoncon në DritareTV: Qentë endacakë po na

Një banore e zonës së Astirit ka denoncuar në DritareTV një situatë shqetësuese që po rrezikon sigurinë e banorëve të kësaj zone, për shkak të shtimit të qenve endacakë agresivë.

Në zonën e Astirit, pranë xhamisë, pallateve TUDAS dhe rezidencës “Klensi”, që nga muaji gusht e deri më tani është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të qenve, të cilët tashmë lëvizin në tufa prej 10–15 qensh dhe shfaqin sjellje agresive ndaj kalimtarëve. Ajo tregon se vetëm disa ditë më parë një grup qensh iu vërsul drejt një të riu në rrugë.

“Para tre ditësh ishin në turmë dhe po i suleshin një çuni. Ishte një skenë shumë e rrezikshme,” tregon banorja në DritareTv.

Ajo thekson se prej muajsh ka kontaktuar disa herë Bashkinë e Tiranës dhe strukturat përkatëse, por pa asnjë reagim konkret.
“Më thonë vazhdimisht "do merremi ne", por asgjë nuk është bërë. Që nga dhjetori jam duke u ankuar dhe situata vetëm sa përkeqësohet,” thotë ajo.

Banorja shton se është nënë e një fëmije njëvjeçar dhe jeton çdo ditë me frikën për të dalë nga shtëpia, për ta çuar fëmijën në çerdhe apo për të shkuar në punë.

“Kam frikë për sigurinë time dhe të fëmijës tim. Minimumi që një qytetar duhet të ketë është siguria,” shprehet ajo.

Sipas denoncimit, problemi shfaqet në zonën e Astirit, pranë xhamisë, pallateve TUDAS dhe rezidencës “Klensi”. Banorja ka dërguar edhe video në DritareTv ku shihen qentë e mbledhur në grupe, duke treguar rrezikun që, sipas saj, përballin çdo ditë banorët e zonës./K.C/dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)