Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bashkëshortja e Aleks Nikës del nga SPAK: Ja çfarë deklarova!

Bashkëshortja e Aleks Nikës del nga SPAK: Ja çfarë

Bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nikës, Rajmonda Nika ka përfunduar dëshminë për dosjen e 21 Janarit, në SPAK. Pas më shumë se tre orësh në ambientet e prokurorisë së posaçme, Rajmonda Nika deklaroi se ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

“Dhashë fakte të reja që s’mund t’i bëj publike”, deklaroi Rajmonda.

Sot Rajmonda dhe Mark Nika, xhaxhai i protestuesit, u thirrën në SPAK, pasi Gjykata e Lartë i kërkoi prokurorisë që të niste procedimin penal për dosjen.

Më herët familjarët e viktimave, çështjen e kanë dërguar deri në gjykatën e Strasburgut./M.K-dritare.net