
Dosja 21 Janari, gruaja dhe xhaxhai i Aleks Nikës paraqiten në SPAK!
Dritare.net

SPAK do të mbajë sot seancën për dosjen 21 Janari, lidhur me vrasjen e Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika në bulevardin Dëshmorët e Kombit, gjatë protestës së Partisë Socialist në 2011, asokohe në opozitë.
Në këtë seancë është thirrur Rajmonda Nika, gruaja e Aleks Nikës, e cila dosjen e 21 Janarit, e dërgoi deri në Gjykatën e Strasburgut, ku ka kallëzuar ish-kryeministrin Sali Berisha, Lulzim Bashën dhe ish-drejtuesit e Gardës. Pritet që sot para prokurorëve të posaçëm, Rajmonda Nika dhe xhaxhai i viktimës të dorëzojnë një kasetë, ku pretendohet, se në të ka filmime, kur ish-kreu i Gardës Ndrea Prendi jep urdhër që të qëllohet ndaj protestuesve.
Kujtojmë që ishte Gjykata e Lartë ajo që urdhëroi SPAK-un, që të regjistronte procedimin, pas vendimit së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut./M.K-dritare.net

















