Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha merr vulën. Noka: Mesazhi im për Bashën!

Berisha merr vulën. Noka: Mesazhi im për Bashën!

Flamur Noka e cilësoi vendimin e Gjykatës së Apelit për t’ia kaluar vulën e PD Sali Berishën vendimin më të drejtë që mund të merrte drejtësia.

“Sot nuk është një ditë as për triumf, as për festë, sot është dita e vërtetës! Ndaj i ftoj të gjithë demokratët të bashkohen me ne. Shtëpia e demokratëve është e madhe, ndaj i ftoj të gjithë të vijnë të bashkohen.

Pyetje: Këtë ftesë ia bëni edhe Bashës?


Këtë ftesë ia bëj çdo kujt që është kundër Ramës. Çdo kujt që nuk ka bërë pazare me këtë regjim”, tha Noka sot për gazetarët pas vendimit të Apelit!/L.F-dritare.net