
Braçe debat me Korreshin: Je i pari nga shumë demokratë që kanë përfituar në Lushnjë
Dritare.net
Deputeti i PS-së Erion Braçe është përplasur ditën e sotme me demokratin Saimir Korreshi. Braçe i tha deputetit se ka demokratë që kanë përfituar më shumë se socialistët në Lushnje, ndërsa i pari sipas tij është Korreshi.
Debati:
Korreshi: Më trego ku janë produktet bujqësore!
Braçe: Të tregoj edhe ndonjë gjë tjetër ty unë! Në këtë sallë ka edhe demokratë që janë më shumë socialistë se demokratë se kanë përfituar me shumë se socialistët atje në Lushnje.
Korreshi: Më trego listën.
Braçe: Do listën? Ti je i pari për shembull. Ajo që desha të thosha ka të bëjë me faktin se fenomenet natyrore nuk varen nga qeveria. Bie shi apo breshër sot nuk ka lidhje me ministrat apo kryeministrin. Detyra e qeverisë është të adresojë ndryshimet klimatike. Kur njëri këtu merrte shalqirin dhe i fuste kastravecin brenda unë flisja për ndryshimet klimatike. Nëse në këtë sallë ka akoma njerëz që mendojnë se ky ishte vit i keq bujqësor nuk i ndihmoj dot. Kujt nuk i ka pëlqyer shalqiri, pastaj rrushi e domatet le të presë sezonin e preshit se është shumë afër.
Korreshi: E para unë nuk t’u referova përveç inputeve bujqësore. Meqë je deputet i Divjakës dil edhe nga këneta e Karavastasë se ka 12 vite që ruhen lekët. Le të verifikohet nga ministrja kush janë ata që kanë marrë naftë dhe kush jo. Unë këtë po them. Pse iku ministrja e bujqësisë nuk jam për preshin e sallatorin./K.C/dritare.net

















