Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Cili është qëllimi i vërtetë i Argita Malltezit! Flet Ilir Demalia!

Cili është qëllimi i vërtetë i Argita Malltezit! Flet

Qëllimi i vërtetë i Argita Malltezit nuk është të bëhet kryetare e PD-së së Berishës, por të bëhet personazh publik. Kështu tha analisti Ilir Demalia, i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv.


“Për çfarë na del Argita Malltezi? Çfarë do të tregojë? Që vjen nga hiçi si aktivitet politik. E para doli më Grida Dumën në intervistë dhe e dyta në Kuvendin e Berishës. Ajo është e sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, i shoqi i akuzuar nga SPAK, mund të ngrihen akuza dhe për të, për korrupsion. Tani pretendon të bëhet kryetare partie. Po le të bëhet, ta shkërmoqë fare dhe në fund do të mblidhjet në një familje dhe do quhet, Partia e Non-Gratës. Unë nuk mendoj që Argita ka si qëllim kryesor të marrë drejtimin e PD-së. Ajo kërkon që të bëhet person publik. Ka qenë person publik, por në hije, se nuk ka pasur aktivitet politik. Kjo e bën në këtë moment që të dalë dhe të bëhet e paprekshme, se këta janë si familje të implikuar në korrupsion masiv. Duke pasur një status publik, është pak më e vështirë.

Ata nuk mendojnë më të kenë një parti për të ardhur në pushtet. Partinë e kanë si një parzmore për të mos u përballur me drejtësinë. Këtë po bëjnë tani. PD-ja ka vdekur, nuk riorganizohet me. Nuk ngjall më besim.”, tha Demalia./K.C/dritare.net