Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lin/ Fotot e gërmimeve për vendbanimin më të vjetër në Evropë!

Lin/ Fotot e gërmimeve për vendbanimin më të vjetër

Vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Evropë. Nuk është mit, as gojëdhënë, por një fakt shkencor që erdhi pas gërmimeve 4-vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe zviceranë, nga Universiteti i Bernës. Adrian Anastasi, arkeologu nënujor dhe drejtuesi i projektit shqiptaro-zviceran LIN 3, tregoi për gazetaren Rudina Xhunga se si në një periudhë 4-vjecare arritën të gjenin provat dhe të vërtetonin shkencërisht, që vendbanimi më i vjetër në Evropë, ndodhet në Pogradec.

“Po flasim për fillesat e vendbanimeve në palafite. Është e vërtetuar shkencërisht me prova që është Lin 3 është siti arkeologjik, me vendbanimet më të hershme në Evropë. Bëhet fjalë për ndërtimet në palafite, ndërtesa të veçanta që bëheshin mbi ujë.

Lin/ Fotot e gërmimeve për vendbanimin më të vjetër

Ne kemi nisur kërkimet në fund të vitit 2020, ndërsa para rreth një viti morëm përgjigjen shkencore. Provat e para shkencore janë tashmë të disponueshme dhe kanë vërtetuar se Lin 3, është ndërtuar midis viteve 5800 dhe 5900 para Krishtit.

Nuk po flasim për një vendbanim, po flasim për një sërë vendbanimesh dhe një periudhë kohore tejet të gjatë, 2 mijë vjeçare.

Kjo e bën Lin 3, vendbaninim më të vjetër në Europë. Padyshim që ky është një zbulim i madh që i shërben të shkuarës dhe të ardhmes sonë dhe shkencës në vetvete.

Lin/ Fotot e gërmimeve për vendbanimin më të vjetër

Po flasim për një periudhë rreth 2 mijë vjeçare që në këtë zonë është ndërtuar vazhdimisht. Nga rezultatet që ne kemi marrë për kronologjinë e këtij vendbanimi, tregon që është i njëkohshëm edhe me vendbanimin në Liqenin e Kosturit, por edhe me Dunavecin, por edhe me një vendbanim në Pogradec. Dhe për t’i zbërthyer të gjitha këto vendbanime, çelësi është Lin 3”, u shpreh zoti Anastasi në Dritare TV./K.C/dritare.net