Çfarë fshihet pas vrasjes së 14-vjeçarjes në Maqedoni. Flet avokati!
Dritare.net
Juristi Emir Kurtishi i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv tha vrasja e 14-vjeçares në Shkup është një nga ato raste që mund të jetë montuar politikisht për të arritur një destabilizim të Maqedonisë së Veriut, në prag zgjedhjesh.
“Për vrasjen e 14-vjeçares nuk ka pasur asnjë deklaratë edhe nga politikanët. Prandaj më lindin dyshimet që me gjasë është dashur që të montohet një rast politik që do t’i shkonte për shtat aktorëve kryesorë politikë, për të arritur në një epilog të caktuar. Javën e kaluar në Shkup u mbajt dhe Samiti i OSBE-së. Shkupi ka qenë i siguruar nga forcat e rendit dhe policore në çdo cep, një muaj më herët. Pastaj kemi edhe përgatitjen e terrenit mediatik, të portaleve të ndryshme që kanë qenë proruse, nacionaliste, shoviniste maqedonase, u përgatit terreni për t’i dhënë një karakter etnik këtij rasti. Prandaj ngrihen dyshimet që këtu kemi të bëjmë me një montim të një rasti politik siç ka ndodhur në të kaluarën, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për të krijuar fërkime ndëretnike dhe për ta çuar shtetin në një destabilizim.”, tha juristi në DritareTv./K.C/dritare.net