Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fatbardha Dega: Pse fola për burgun tim, tani që Berisha bën si hero nga arresti i shtëpisë!

Fatbardha Dega: Pse fola për burgun tim, tani që Berisha bën si

Fatbardha Dega erdhi sot në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV për të treguar historinë e saj të abortit në qelitë e Bajram Currit. Zonja Dega tregoi në Shqip, DritareTv, detajet e ngjarjes më tragjike të jetës së saj, për të cilën ajo akuzon Sali Berishën.

“E shoh në ekranet e Shqipërisë, këtu në Nju-Jork, sesi e ledhatojnë me përkujdesje Berishën se është në moshë, se është opozitar. Jo, ai është kriminel. Ai vrau fëmijën tim të palindur dhe ndaj vendosa të flas tani, 32 vjet më pas. Për të treguar që Berisha kërkonte ta merrte pushtetin dhe ta shfrytëzonte për interesat e veta. Ashtu siç është provuar dhe do të provohet me faktet e pamohueshme, pranë drejtësisë, në Shqipëri dhe botë. Armët e Shqipërisë u morën dhe u shitën në vende pro demokracisë. Në vend të ndërtojmë demokracinë në vendin tonë, ne duam të shkatërrojmë demokracinë në vende të tjera të botës. Kjo nuk do lejohet nga njerëzit dhe ata që e duan lirinë dhe demokracinë.”, tregoi zonja Dega për Shqip në DritareTV./K.C/dritare.net