Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pasi humba foshnjën në qelitë e Bajram Currit, ika në SHBA. Kisha frikë të rrija në Shqipëri!

Pasi humba foshnjën në qelitë e Bajram Currit, ika në SHBA.

Fatbardha Dega në një rrëfim për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin Shqip në DritareTv foli për kohën kur dështoi fëmijën në qelitë e Bajram Currit në 1992-shit, ku e futën padrejtësisht. Zonja Dega tregoi kalvarin e vuajtjeve që e detyruan të largohet menjëherë nga Shqipëria, në 1993-shin, pasi doli nga burgu dhe u zhvendos në SHBA, e cila u bë shtëpia e saj, bashkëshortit dhe tre fëmijëve të tyre. Sot ajo punon si financiere në një kompani pronash të paluajtshme që ka biznese industriale. Nuk u dorëzova kurrë, thotë zonja Dega, ama në Shqipëri nuk kam pasur guxim të vij edhe pse një sy e kam gjithmonë tek Atdheu im.

“Burgosja ime jo vetëm që ishte burgosja e të parit njëri nga radhët e opozitës socialiste, por shënoi edhe viktimën e parë tragjike të pushtetit despotik e autokratik të vendosur në Shqipëri nën sundimin e Sali Berishës dhe bandës së të kohës, familja ime në Tropojë, kunati im si një nga gazetarët më aktivë në Shqipërinë e kohës u vendosen që ditën e parë kundër këtij regjimi. Unë isha zgjedhur për të paguar çmimin e rëndë me humbjen e fëmijës tim në qelitë e burgut. Ajo foshnje e paardhur në jetë vazhdon të bërtasë në kupë të qiellit dhe kërkon vendosjen e drejtësisë. Këtë po e kërkoj tani pasi më parë nuk kisha asnjë besim se mund ta siguroja me atë drejtësi të ndyrë që Shqipëria ka pasur nder vite. SPAK-u dhe Reforma në Drejtësi më dhanë forcë dhe kurajë se tani mund të kërkoj drejtësi. Unë u largova nga Shqipëria më 17 mars të vitit 1993. Bashkë me dy fëmijët tanë, në kushte ilegale kaluam kufirin në Maqedoni dhe nga Shkupi fluturuam për në Gjermani dhe pas 5-6 vjetësh atje u zhvendosëm në SHBA ku ndërtuam me jo pak sakrifica një jetë të re por të lumtur dhe dinjitet. SHBA-ja u bë shtëpia jone e dashur ku ne kemi fituar e arritur gjithçka kemi ëndërruar. Unë dhe Agimi pas evaluimit të diplomave tona bëmë dy master. Unë në Accounting e Financë dhe Agimi bëri edhe PhD në Computerized Engineering Design. Unë kam punuar në disa firma të njohura si sinor Accounting specialist-kryesisht Property Management dhe Real Estate dhe kudo jam vlerësuar e promovuar për rezultatet e arritura. Agimi ka punuar në partnership me dy firma amerikane Engineering Consulting dhe ka marrë pjesë në mbi 60-projekte në 22 vende të botës në të 5-të kontinente.
Të tre fëmijët janë shkolluar në shkolla mjaft prestigjioze këtu në SHBA dhe të tre janë të punësuar në firma dhe kompani të njohura botërore.

Unë nuk kam mundur të vij në Shqipëri. Humba familjarët e mi, nënën, babanë motrën, por nuk kam pasur guxim të vij. Kam shumë frikë. Nuk luhet me zjarrin se të djeg. Por mendjen e kemi në Shqipëri, të dy, unë dhe burri. Te lëndinat mbi malet e Tropojës me të cilat ra në dashuri kjo vajzë nga Berati që tani është gjyshe.”, tha zonja Dega në Shqip në DritareTV./K.C/dritare.net